Vizitoni faqen në internet në anglishtKy version i përmbledhur i faqes të ACT në internet, përfshin vetëm informacionin e rëndësishëm që mund t’ju nevojitet përpara se të aplikoni. Për një prezantim më domethënës të gjithëçkaje që ACT ju ofron, vizitoni faqen kryesore në anglisht www.act.edu
Rreth ACT
ACT, stadi i tretë i Kolegjit Anatolia, është i akredituar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga NECHE (New England Commission of Higher Education) përmes Komisionit të saj për Institucionet e Arsimit të Lartë. Përveç se ACT ka akreditim të plotë nga NECHE, programet e diplomimit të ofruara prej ACT janë gjithashtu të vlerësuara nga Open University në Mbretërinë e Bashkuar. ACT gjithashtu ka fituar nga qeveria greke licensën për të funksionuar si Institucion Privat i Arsimit të Lartë (“Kolegj”).
Kurrikula gjithëpërfshirëse e ACT ofron studimet Bachelor në Biznes me 4 drejtime, Shkenca Kompjuterike, Informatikë Biznesi,Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Psikologji, dhe Anglisht me 2 drejtime, një Master Shkencash (MS) në Manaxhim Hoteleri dhe Turizëm, një Master në Administrim Biznesi (MBA) me 4 drejtime, dhe një MS - Master Shkencor në Psikologji Organizative/Industriale.
Programet ndërkulturore që ACT organizon në bashkëpunim me institucionet e njohura arsimore në US & EU gjithashtu u ofrojnë studentëve mundësinë të ndjekin studime në disiplina të ndryshme shtesë që përfshijnë Administrim Sportesh, Hoteleri & Turizëm, Shkenca Politike, Inxinieri, etj.
ACT gjithashtu ofron një program të gjerë të ndihmës financiare bazuar në meritë- nevojë.
Përse ACT
- Programe studimi sfiduese dhe me cilësi të lartë, me stilin dhe përmbajtjen e një Universiteti të vërtetë Amerikan.
Ambiente të nivelit botëror në një kampus kolegji prej më tepër sesa 18,000 Ha; biblioteka Bissel është ndër bibliotekat më të sofistikuara private të këtij lloji në Europën Juglindore dhe Qendra e Teknologjisë Stavros S. Niarchos u jep studentëve qasje në aparaturat më të fundit të teknologjisë së informacionit.
- Një mjedis i larmishëm multikulturor, që i ndihmon studentët të zhvillojnë aftësi shumë të mira ndërpersonale.
- ACT është i akredituar nga NECHE, Shoqata në New England e Shkollave dhe Kolegjeve, përmes Komisionit të saj për Institucionet e Arsimit të Lartë. Përveç se ACT ka akreditim të plotë nga NECHE, programet e diplomimit të ofruara prej ACT janë gjithashtu të vlerësuara nga Open University në Mbretërinë e Bashkuar. ACT gjithashtu ka fituar nga qeveria greke licensën për të funksionuar si Institucion Privat i Arsimit të Lartë (“Kolegj”).
- Iniciativa “Learning in ACTion”, pra “Të mësosh duke vepruar”, është qasja aktive e ACT të të mësuarit akademik. Qëllimi i kësaj iniciative është të angazhojë studentët dhe pedagogët, si dhe të ndërlidhë punën kërkimore akademike me aktivitete brenda dhe jashtë kampusit, duke përfshirë sipërmarrjen, organizata dhe komunitetin e gjerë, për të pasuruar eksperiencën e të mësuarit dhe për tu zhvilluar studentëve aftësi për të zgjidhur probleme të jetës reale.
- Pedagogë me experiencë dhe kualifikim të lartë nga Universitetet më të mirë në U.S dhe Greqi, me eksperiencë pune të konsiderueshme në fushat e tyre respektive
- Programi i vetëm në Greqi i mbështetur në mbi 130 vjet eksperiencë dhe i garantuar nga emri i Kolegjeve Anatolia.
Programet e studimit
Diplomat Bachelor
- Administrim Biznesi me përqëndrim në:
Menaxhimi i Ndërmarrësisë • Biznesi dhe Financat Ndërkombëtare • Marketing • Turizmi - Shkenca Kompjuterike
- Informatikë Biznesi
- Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare
- Anglisht me fokus në:
Gjuhë dhe Letërsi
Komunikim dhe Media - Psikologji
- Shkenca Biologjike
- Bachelor i Shkencave në Manaxhim Aviacioni me studime pilot
në bashkëpunim me Egnatia Aviation
Diplomat Master
- MBA - Master në Administrim Biznesi Me fokus në:
Bankë dhe Financë
Ndërmarrje
Menaxhim
Marketing në Epokën Dixhitale - MS - Master Shkencor në Menaxhim Hoteleri & Turizëm
- MS - Master Shkencor në Psikologji Organizative/Industriale
Diplomat Bachelor të kombinuara
Bachelor i Shkencave ne Administrim Biznesi
2+2 ACT- Shkolla Kogod e Biznesit në Washington DC
Bachelor Biznes Ndërkombëtar në Menaxhim Hoteleri Turizëm
2+1 ACT- Kolegji Cézar Ritz në Zvicër.
Diplomë e Lartë Zviceriane në Menaxhim Hotelesh Ndërkombëtarë
2+1 ACT- HIM Instituti Hotelier Montreux në Zvicër
Diploma të kombinuara në Inxhinieri
2+2 ACT- WashU
Mëso më tepër në act.edu/combined-degrees
Programe të certifikuara
Në nivelin universitar:
Në nivelin pasuniversitar:
Certifikatë Diplomimi në Shkencën e të Dhënave
Certifikatë Diplomimi në aftësi drejtuese dhe ekzekutiv
Certifikatë Diplomimi në traumë dhe rezistencë në Mjediset Arsimore
Studentët mund të fillojnë programin e studimit:
Shtator ose Janar (për të ndjekur Studimet Bachelor)
Shtator ose Nëndor (për studimet Master)
A e dini se...
në ACT, klasat fillojnë në Shtator, por gjithashtu në Janar dhe Prill!
Jeta studentore & Komuniteti studentor
Më shumë se treqind studentë amerikanë nga shtete të ndryshme të Amerikës që ndjekin studimet çdo vit, studentë nga Greqia, shtete fqinje të Europës Juglindore dhe nga cepat më të largët të botës, trupa studentore e ACT është duke shtuar diversitetin dhe ndërkombëtarizimin.
ACT ofron një program të plotë ekstrakurrikular për studentët gjatë semestrave akademikë, përfshi një numër të madh klubesh studentore/ sociale/ organizime, një numër të konsiderueshëm programesh atletike dhe evente të ndryshme kulturore brenda dhe jashtë kampusit. Lista e aktiviteteve atletike përfshin: Lundrim, Tenis, Basketboll, Futboll Amerikan, Sport Nënujor, Ngjitje në shtigje malore dhe Kanione. Udhëtime të mundshme Tematike, Evente Kulturore, Leksione Specialë, mbledhje javore të Klubeve dhe Shoqërive, Qeveri aktive Studentore, dhe një Program i konsoliduar Shërbimi Komunitar, janë karakteristike të jetës studentore në Kampus.
Selaniku është qyteti i dytë për nga madhësia në Greqi; një udhëkryq i vërtetë midis Lindjes dhe Perëndimit, dhe një portë për në Ballkan. I themeluar në vitin 315 para Krishtit, Selaniku është tani një qytet-port modern me 1 milion banorë, i njohur për bulevardet e gjera, sheshet e lagjeve dhe rrugët me pemë, monumentet Bizantine, muzeume, teatro, hotele, restorante, klube, ndërtesa neoklasike, dhe dyqane elegante. Më e rëndësishmja, Selaniku është një ‘qytet universitar’ i gjallë me mbi 100,000 studentë universitarë, më shumë se 1 në 10 banorë. Me popullsi të lartë studentore, qyteti fton dhe mirëpret të rinjtë nga e gjithë bota.
Bursat
ACT synon që jo vetëm të jetë zgjedhja e parë, por edhe më e përshtatshmja për edukimin e të rinjve nga Greqia, Europa Juglindore, Shtetet e Bashkuara e më gjerë. Për të arritur këtë qëllim Kolegji u ofron ndihmë financiare një numri të konsiderueshëm studentësh në çdo fillim viti shkollor. Dhënia e ndihmës financiare e bën edukimin cilësor të përballueshëm për studentët në nevojë, nëpërmjet njohjes dhe vlerësimit të arritjeve dhe potencialit akademik të studentëve.
ACT ka zhvilluar një program të mirëstabilizuar të ndihmës financiare për të mundësuar studentët në rrugën e tyre drejt një edukimi universitar. Ky program siguron që asnjë student të mos stepet nga ndjekja e studimeve në ACT për shkak të kufizimeve financiare.
Pranimet- Si të aplikoni
Pranimet bëhen duke aplikuar brenda një afati të përcaktuar. Inkurajohen aplikimet e hershme. Materialet për aplikim gjenden në faqen e ACT në Internet (www.act.edu) dhe mund ti plotësoni dhe dërgoni online. Kërkesat e detajuara dhe kualifikimet shënohen gjithashtu në faqen në internet. Ka dy periudha pranimi, një në Shtator dhe një në Shkurt, po ashtu një seance të shkurtër verore, zakonisht mes Qershori dhe mes Korriku. Aplikantët nund të kontaktojnë Zyrën e Pranimeve të paktën 1 muaj përpara periudhës së aplikimit për të konfirmuar afatet.